Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën efektivja e policisë, arrestohet 31-vjeçari

560
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin Ervin Çili, 31 vjeç. Banues në Berat, Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë (në ambientet e spitalit) pasi ditën e djeshme më datë 28.07.2016, në rrugën Vlorë-Fier pranë fshatit Mifol, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targë AA602FC, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një pemë dhe për pasojë ka mbetur e vdekur në vend shtetësja Refie Shtrumi, 33 vjeçe, efektive policie, banuese në Berat.
Sigal