Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

457
Policia e Tiranës ka njoftuar për një rast të përplasjes me armë zjarri, ku një person ka qëlluar dy shtetas, të cilët po udhëtonin me një makinë të tipit “Fiat Punto”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesi në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Shtetasi me inicialet E.D, 32 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës ku ndodheshin K.M 23 vjeç dhe L.M 34 vjeç.
Personat në fjalë ishin konfliktuar në një lokal për motive banale. Personi që ka qëluar me armë zjarri I ka ndjekur dy të tjerët pasi sherrit në lokal dhe më pas ka shtirë drejt tyre.
Sigal