6 ushqime që largojnë nikotinën nga trupi

656
Nikotina shkakton rritje të shpejtë të tensionit të gjakut dhe dëme serioze në mushkëri. Për më tepër, edhe në qoftë se ndaloni pirjen e duhanit, efekti i nikotinës do të zgjasë për vite me rradhë
Më poshtë poi u sugjerojmë disa ushqime të shëndetshme, të cilët mund t’iu ndihmojnë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj:
Brokoli
Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup. Hani më shumë brokoli për të eliminuar nikotinën nga organizmi juaj.
Portokalli
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit do të rritë metabolizmin tuaj dhe do të ulë nivelin e stresit.
Lëng karrote
Nëse pini duhan, atëherë duhet të dini se çdo herë që ndizni një cigare, nikotina mbetet në trupin tuaj për tre ditë. Nikotina gjithashtu dëmton lëkurën. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është i pasur me vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë provuar se kanë efekte në largimin e nikotinës nga trupi.
Spinaqi
Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse nuk është i pasur vetëm me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.
Kivi 
Ky frut i mrekullueshëm do t’iu ndihmojë të eliminoni nikotinën nga trupi juaj. Kivi është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyre vitaminave reduktohet.
Uji
Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë shumë ujë mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eleminoni nikotinën nga trupi juaj.
Sigal