Samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor! Presidenti i KE-së: Rajoni është prioritet kyç për ne

101
Sigal

Samiti i ardhshëm mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Këtë e ka konfirmuar Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Ai shprehet se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian, teksa shton se unioni dhe vendet e rajonit kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë. Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin.