Zbardhen përgjimet/ Burri i gjyqtares: S’duam toka, i duam “të thata”

395
Në pritje për të pyetur gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, të pezulluar nga detyra, Majlinda Andrea, Prokuroria e Përgjithshme hedh dritë mbi përgjimet telefonike të cilat implikojnë direkt bashkëshortin e saj, Odhise Andrea e për rrjedhim edhe gjyqtaren. Odhisea Andrea komunikon intensivisht me Petraq Dashin, madje edhe e takon duke negociuar çmimin në Rrogozhinë, derisa bien dakord për të ulur nga tarifa e kërkuar prej 60 mijë eurosh duke e zbritur në 50 mijë euro.
Gjatë përgjimeve, të akuzuarit e tjerë, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino flasin në telefon me Petraq Dashin për çmimin se sa kërkojne “atje lartë” për ta zgjidhur çështjen dhe Petraqi shprehet se kjo punë në Gjykatën e Larte do “graso”. Pasi takohet me Odhise Andrean , Ilia Cabiri interesohet në telefon për shumën e saktë duke pohuar se janë gati të japin tokë, por Petraq Dashi i përgjigjet se nuk duan as toka, as gjë, por i duan “të thata”.
Sigal