Shijak, transportonin lëndë drusore pa leje me kamion, dy në pranga

685
Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Shijak, pasi janë kapur duke transportuar me kamion lëndë drusore pa leje. Kontrolli i ushtruar ditën e stome nga policia kundër transportit pa leje të lëndëve drusore, ka çuar në ndalimin e dy shtetasve Florjan Bushi, 27 vjeç, dhe Bardhok Çuni, 34 vjeç. Këta dy persona po lëviznin me një kamion të mbushur me dru, të cilin e kishin prerë në pyllin Vonore në Ishëm . Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Sigal