Përplasi me makinë qëllimisht për vdekje të moshuarin, rrëfehet autori: “Jam penduar!”. Ja çfarë vendosi gjykata e Lezhës

180
Sigal

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për M. Gega, i cili më 17 shkurt përplasi qëllimisht me automjetin e tij 68-vjecarin M. Gjeta, i cili për pasoje humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bungaj të Mirditës pasi një debati mes autorit dhe viktimës.

60-vjeçari ka shfaqur pendesë për krimin e kryer në sallën e gjyqit, duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.