Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, përse nuk shqetësohet për mashtrimet e bankave të nivelit të dytë

476
Në një deklaratë për mediat lidhur me politikën monetare të BSh për gjashtëmujorin e parë të 2015, Guvernatori Gent Sejko është shprehur se rritja ekonomike për këtë vit është më e lartë se më parë. Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2 %, ndërsa vlerëson si pozitive rritjen ekonomike në vend. Sa i tregon luhatjeve në disa tregues të ekonomisë, Sejko tha se është situatë kalimtare. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se portofoli i kredive të këqija gjatë 6-mujorit të parë të 2015 u ul me 2%, duke u shprehur se ky institucion ka ulur normat e interesit për kreditë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë a është interesuar nëse bankat e nivelit të dytë, i kanë ulur këto interesa për klientët e tyre? Nëse jo, përse Guvernatori I BSH nuk merr asnjë masë ndërshkuese ndaj bankave të nivelit të dytë? 

Por Guvenrnatori Sejko nuk foli fare për shqetësimin që kanë shfaqur bizmenmenët tanë, që e kanë të vështirë që të marrin kredi nga bankat e nivelit të dytë këtu në Shqipëri, për shkak të normave të larta të interesit që kanë në treg, por edhe të vështirësive të tjera që ato u krijojnë artificialisht. Shumë bizmenmenë kanë pohuar se janë detyruar për shkak të këtyre politikave që bankat e nivelit të dytë që ndjekin për kreditë, të marrin kredi në bankat e huaja jashtë vendit, për të mbajtur në këmbë bizneset e tyre. Nëse Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn që të rregullojë këto marrëdhënie, atëhere, çfarë roli tjetër duhet të luajë edhe Guvernatori i saj? Kur FMN pardje refuzoi që të nëshkruante marrëveshjen e rradhës me qeverinë tonë, për shkak të dështimit të të ardhurave, Guvernatori i BSH, nuk gjeti asnjë element pengues që pengoi të ardhurat e buxhetit, psh, te politika fiskale, te formaliteti tatimor e doganor, që të evidentonte dhe të rekomandonte? Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në analizën 6 mujore, nuk analizoi asnjë faktor, shkak ndikues të rritjes së borxhit publik të brendshëm dhe të jashtëm? 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko, nuk shikon si mashtrim sjelljen e bankave të nivelit të dytë, që u sekuestrojnë pasurinë klientëve të tyre, për qindarka të borxheve, edhe pa vendim gjyqësor? Nëse qeveria asokohe, nxorri një ligj, i cili edhe pse u miratua në Kuvend, u jep të drejtën bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të sekuestrojnë pasurinë e kilentëve të tyre, për shkak të borxheve, pa pritur që gjykata të japë vendim sekuestrimi, përse Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn me kompetencat e saj, që të korriigjohet kjo mërrëdhënie Bankë- Klientë? Në kë vend tjetër të Botës, cilado bankë e kujdo niveli paska të drejtën që të sekuestrojë pasurinë e kilentëve, për shkak të borxheve, pa vendimin e gjykatës? Guvernatori i Bankës së Shqipërisë përse lejon që bankat e nivelit të dytë të mashtrojnë kilentët e tyre me depozitat, duke u dhënë përqindje qesharake, ndërkohë që normat e kredive i kanë 50 fish më shumë? Përse Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk detyron bankat e nivelit të dytë që të bëjnë të qartë, informuese, të kuptueshme marrëveshjet dhe çdo kontratë që nënshkruajnë këto banka të nivelit të dytë me klientët e tyre, por lejon ato gërmat e vockëla në kontratat respektive, ku klientët nuk dinë, nuk kuptojnë nuk lexojnë dot se çfarë kushtesh u imponojnë bankat pa dijeninë e tyre, paskaëtaj, pasojat bien gjithmonë në dëm të kilentëve? 
Sigal