Sigal

Fermeri po pastronte tokën nga barërat e këqij dhe po iu vinte flakën, fatmirësisht sheh në kohë prezencën e 11 predhave.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Metallë të Shijakut, ku shtetasi R. D., 76 vjeç ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Nëse ai do tu kishte vënë flakën mbetjeve bimore, predhat mund të shpërthenin, duke shkaktuar një tragjedi.

Bëhet fjalë për 11 predha artilerie të vjetra të kalibrit 76 mm. Pa humbur kohë, fermeri ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Predhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe nisën hetimet për identifikimin e personave që mund t’i kenë lënë aty. Ndërkohë, materialet u kaluan në Prokurorinë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 27. 09. 2018, në fshatin Metalle, Shijak, shtetasi R. D., vjeç 76, banues në fshatin Metalle, duke djegur mbetje bimore në marcel, ka gjetur predha të vjetra artilerie dhe ka njoftuar Policinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 predha artilerie të vjetra të kalibrit 76 mm. Materialet u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.