Sigal

Derbi është kthyer në një “makth” për Tiranën. Vijon dominimi i Partizanit, që është shndërruar në një padron të kësaj super sfide. Goli i Malës në minutën e 21-të i dhuroi fitoren skuadrës së Geges, që e sheh veten në vendin e parë.

Festa e Partizanit

Një atmosferë e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit, ku nuk munguan thumbimet e të dyja tifozerive, me koret e tyre dhe me banderolat ngacmuese.

bandicam 2018-09-28 21-11-24-891

Edhe pse skuadrat në fushë, u munduan t’i përgjigjeshin atmosferës në tribuna, rastet e rrezikshme ishin me pikatore. Një dominim i lehtë i skuadrës së kuqe dhe një Tiranë në gjumë. Diçka mungonte te skuadra e brazilianit Ze Maria.

gOLI I PARTIZANIT

TIRANA-PARTIZANI 0-1

Mala 21′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon gjithçka! 

KOMENTI LIVE: 

69′ Blazhevski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Telushit.

66′ Pranë golit të dytë Partizani. Hila provon me një gjuajtje nga brenda zonës, topi prek rrjetën e jashtme.

65′ Tension në tribunën e “Fanatics”, bardheblutë përleshen me forcat e sigurisë.

63′ Atmosferë e jashtëzakonshme në tribuna.

61′ Zëvendësim i dytë te Tirana, largohet Doka në fushë, Oduamadi.

60′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Mensah, në lojë, ish-futbollisti i moshave të Skënderbeut, Kristi Kote.

59’ Ngoo ul një top interesant në zonë për Blazhevskin, del Hoxha që kontrollon topin.

57′ Bruno Telushi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

53′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Sentamu, në fushë Majkëll Ngoo.

52′ Belica ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

50′ Hoxhallari provoi me një gjuatje nga distanca, por tërrësisht e gabuar.

48′ Bardhi merr një top të bukur nga Telushi, por preferon të kthehet mbrapa, duke pasuar për Asanin, ky i fundit provon me një gjuatje, por topi përfundon në duart e Likës.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë, Tirana-Partizani 0-1. 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë për shkak të ndalesave të shumta.

41′ Hila ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kobinës.

37′ Trashi provon të krosojë nga e majta, por topi kontrollohet nga portieri Lika.

34′ Asion Daja hedh një kros të rrezikshëm në zonë, por grushton portieri Hoxha, duke larguar rrezikun.

30′ Tjetër kërcënim në portën e Partizanit, është Asion Daja që provon me një gjuajtje të rrezikshme, topi ndalet nga portieri Hoxha.

27′ Trashi provon me një gjuatje nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën.

26′ Ndëshkohet edhe Maveje me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.

21′ GOOOOL PARTIZANI 0-1. Mala kalon në avantazh të kuqtë pas një asisti perfekt të Asanit. Mesfushori shtatshkurtër i vjedh kohën mbrojtësit dhe gjuan saktë duke dërguar dopin në cepin e rrjetës. 

19′ Gjuan mesfushori Telushi, por gjuatja shkon mbi kuadrat.

18′ Faull në limitet e zonës për Partizanin, Turtulli ndërhyn në mënyrë mënyrë të gabuar ndaj Mensah, karton i verdhë për mbrojtësin te Tiranës.

15′ Telushi provon me një gjuatje të befasishme nga distanca, topi përfundon mbi kuadrat.

14′ Kundërpërgjigjet Partizani me Asanin, por gjuajtja e mesfushorit nga goditja e dënimit grushtohet nga Lika.

12′ Pranë golit Tirana me Edon Hasani, por mesfushori nuk gjuan saktë me kokë duke shpërdoruar një shans të artë.

11′ Maveje provon me një gjuatje nga distanca, por topi shkon larg kuadratit.

10′ Ende asnjë shkëndijë në portat respektive.

9′ Mala provon të hedh një top të rrezikshëm në zonë, por nuk ndodhet askush.

4′ Partizani provon të avantacojë përpara me Asanin, por del Ilion Lika, i cili kontrollon topin.

3′ Telushi provon me një gjuatje nga distanca, por tërësisht e gabuar, topi përfundon mbi kuadrat.

2’ Blazhevski lëshon shkëndijën e parë me një gjuajtje në hyrje të zonës, pa gjetur kuadratin.

1′ Ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”, Partizani luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana: Lika, Hoxhallari, Berisha, Turtulli, Maveje, Daja, Hasani, Kobinah, Sentamu, Blazhevski.
Trajner: Ze Maria

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Mala, Asani, Mensah, Bardhi.
Trajneri: S. Gega

42674928_1146877378801075_7801668532516683776_n