Sherr për pronat, 43-vjeçari plagos vëllain në Sauk

505
Sigal

Dy vëllezër në Tiranë janë konfliktuar fizikisht për motive pronësie sot në zonën e Saukut dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se ishin shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, që u njoftuan dhe parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti familjar.

NJOFTIMI

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në Sauk po ndodhte një konflikt familjar.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të mëtejshme.