Sherr në një familje në Tiranë, dhëndri rreh vjehrrën. Policia jep detajet

529
Sigal

Pesë persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi G. Sh., 63 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë kunati i tij B. N., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive pronësie, në ndërtesën e tyre, në rrugën “Frosina Plaku” janë konfliktuar, konflikt i cili ka agravuar në përdorimin e dhunës fizike dhe për pasojë shtetasja D. N. ka marrë dëmtime nga dhëndri i saj, shtetasi G. Sh.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “ Dhuna në familje”, shtetasi:

I. U., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses dhe mbesës së tij.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u kap dhe u ndalua, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 1.10.2019 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u arrestua në flagranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasi: B. R., 27 vjeç banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake shtetasit T. X.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi:

D. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kosovarët”, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 23 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e cila nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi me peshë 23.4 gr.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.