Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë, arrestohen dy persona

156
Sigal

Policia në Tiranë njofton se është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti mes dy familjeve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nuçi Naçi”, pas ndërhyrjes së policisë është bërë arrestimi në flagrancë të shtetasve: A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi:

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta, mes dy familjeve.

Vihen në pranga 2 nga shtetasit e përfshirë në konflikt.

Sekuestrohet një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Nuçi Naçi”, kishte konflikt, me sende të forta, mes dy familjeve, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjestarë të familjes së tij.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.