Transporti publik në Tiranë vatër infektimi nga Covid-19

65

Situata me pandeminë e Covid-19 sa vjen dhe përkeqësohet në vendin tonë edhe pas masave të marra nga qeveria për mbajtjen me detyrim të maskës dhe kufizim të orareve.

Por si paraqitet situata ditën në kryeqytet ku njerëzit kanë liri të plotë lëvizjeje. Situata duket jashtë kontrollit në transportin publik të kryeqytetit, ku  urbanët mbushen plotë duke bërë të pamundur ruajtjen e distancës mes njerëzve dhe pa asnjë masë për parandalimin e përhapjes së virusit.