Rreth 700 kg kanabis janë sekuestruar sot në fshatin Akërmi, pranë hidrovorit në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas burimeve të ABC News, droga ishte e ndarë në 28 pako.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve që posedonin drogën me peshë të madhe.
Droga u sekuestrua në një automjet me bidona me benzinë dhe dyshohet se po përgatitej të trafikohej drejt brigjeve të Italisë.