Sherr i dhunshëm në Tropojë, të rinjtë nuk ndalen as në Komisariat

155

Dy djem të rinj kanë përfunduar pas hekurave pasi janë konfliktuar edhe me policinë pasi këta të fundi i kishin shoqëruar në Komisariat sepse ishin të përfshirë në një sherr të mëparshëm që kishte ndodhur në Tropojë.

Policia bën me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri dhe M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.