Mjeku Erion Dasho:  Lëvizjen e lirë shqiptarët e paguan me 15 mijë jetë njerëzish nga Covid

379
Sigal

 

Eksperti i shëndetit publik, dr. Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se sot Shqipëria ka vetëm 4.6 raste Covid për 100 mijë banorë, por numëron 15 mijë viktima gjatë pandemisë nga koronavirusi.

“Shqipëria ka dy muaj që ka arritur imunitetin e grupit dhe sot ndodhet në një pozicion unik, atë të vendit që ka vetëm 4.6 raste për 100,000 banorë në dy javë, ose 16 herë më pak se minimumi i vendosur nga Bashkimi Evropian për të lejuar lëvizjen e lirë.

Borati dhe ministrja Manastirliu e shfrytëzuan këtë rast për t’u mburrur në media, madje Borati deklaroi se kjo nënkupton se “vazhdon ngjitja drejt majës”!

Në fakt, këtu Borati ka të drejtë. Gjatë pandemisë, Shqipëria e tij dhe e boratëve të tij, arriti një rekord tragjik, atë të 15 mijë viktimave nga COVID-i, të cilët vdiqën në shtëpi, në ambulanca, madje edhe në rrugë! Ky numër viktimash e vendosi Shqipërinë në vendin e katërt në botë nga numri i të jetëve të humbura për banorë!

Arriti edhe një rekord tjetër të turpshëm! Faktin që qytetarët e vet, harxhuan nga xhepi mbi 250 milionë EURO për t’u trajtuar privatisht nga COVID-i, ndërkohë të ndihmat qindra milionëshe të BE-së dhe donatorëve të tjerë nuk dihej se ku shkonin!

Ti ja dole, Borat! Shqiptarët do të udhëtojnë në Evropë!

Vetëm mos harro të përmendësh se biletat për atje, u paguan jo me lekë, por me çmimin e tmerrshëm të mijëra jetëve të humbura për fajin tënd dhe të boratëve të tu…”