Shqiptarët largohen, zyrtarët pasurohen

Kryebashkiakët në Librazhd dhe Dibër emërojnë familjarët në poste drejtorësh dhe blejnë vila në Tiranë. Punësimet elektorale, qindra ‘patronazhistë’ mbushin zyrat e shtetit

Krybashkiakët përpos skandaleve me tenderat avaz me afrimin e zgjedhjeve, duket se harrojnë se ka gjykata. Kastriot Gurravetëm gjatë muajit nëntor 2022- janar 2023 ka punësuar mbi 100 punonjës të rinj pasi bashkia krejt papritur, kurse Rahim Spahiu në Dibër gati 16 patronazhistë në drejtorinë e Gjelbërim Pastrimit në Dibër.

 Përveç pozitave të larta ku janë deleguar njerëz të partive politike, nuk mbeten mbrapa as  punësimet e të afërmve të krerëve të partive politike. Skandalet në Bashkinë Librazhd ndjekin njëra tjetrën dhe çuditërisht askush nuk e vë ujin në zjarr nga instancat ligjzbatuese. Titullari i kësaj bashkie Kastriot Gurra tani që zgjedhjet po afrojnë dhe Gurra se ka më të sigurtë qëndrimin në krye të kësaj bashkie po bën edhe lëvizjet e fundit për t’u lidhur sa më gjatë me këtë bashki.Mësohet se në institucionin e bashkisë vetëm gjatë muajit nëntor 2022- janar 2023 janë punësuar mbi 100 punonjës të rinj pasi bashkia krejt papritur, tani në fund të mandatit ka menduar të zgjerojë drejtoritë dhe dikasteret duke e parë të nevojshme punësimin e disa qindra punonjësve. Normalisht qe e gjitha kjo loje me punësimet, vjen për efekt elektoral, por përpost kësaj, ky nuk është skandali më i madh i kësaj bashkie. Mes të punësuarve s’kishte si mos kishte hapësirë dhe për familjarët e kryetart të bashkisë, më konkretisht të shoqen e tij, Elsa Gurra, e cila ka marrë emërimin dhe ka bërë prezantimin me kolegët e tjerë si drejtoreshë e përgjithshme në Bashki në projektet me Bashkimin Europian. Më herët bashkëshortja e Kastriot Gurrës, ishte punonjëse e zyrës së QKB për qytetin e Librazhdit, por, ky filial i QKB është mbyllur pasi nuk është më i nevojshëm, me hapjen e zyrave të reja të ADISËS në Librazhd. Duke mbetur e papunë e shoqja, Gurra e punëson shpejt në bashkinë që ai drejton, një emërim sigurisht në shkelje të ligjit pasi ka konflikt të pastër interesi mes titullarit dhe të punësuarës.

Sigal

Vetë ligj, vetë maliq

Ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 për parandalimin e konflikteve të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, e thotë shumë qartë. ‘Konflikti interesit’ është gjëndja e konfliktit midis detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, që ndikojnë në mënyrë të padrejtë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij publike. Ligji ndoshta e thotë qartë për të gjithë ne, por jo për bashkiakun e Librazhdit që nuk dihet se për çfarë i nevojitet e shoqja në punë në të njëjtën bashki ku ai punon. Në Shqipërinë tonë të çudirave kemi dëgjuar pa fund raste të ndryshme ku konflikti interesit është flagrant, por një rast të tillë të ngjashëm ku zyrtari më i lartë i një institucioni merr në punë, në institucionin që ai drejton gruan e tij kjo është hera e parë që ndodh dhe ndodh pikërisht në një qytet të vogël si Librazhdi.

Rahim Spahiu në Dibër gati 16 patronazhistë

Gazeta Jonë mëson ekskluzivisht se Rahim Spahiu në Dibër po bën punësime elektorale. Kryebashkiaku i Dibrës Rahim Spahiu ka firmosur punësimin e 16 personave me kohë të pjesshme gjatë ditëve të fundit, të cilët kanë marrë kontrata me kohë të pjesshme kryesisht në drejtorinë e Gjelbërim Pastrimit të qytetit. Qëllimi i këtyre punësimeve është marrja e votës së këtyre personave, të cilët njihen si votues të djathtë në zonë, gjë e cila ka nxitur Spahiun që të “hedhë grepat” në këtë pjesë të banorëve të Dibrës.