Sigal

Një shtetas serb është prangosur nga Policia e Malit të Zi mbrëmjen e sotme në pikën e Muriqan-Sukobinë.

Serbi i cili po dilte  me makinë nga Shqipëria, u zbuluar nga qeni antidrogë, në kontrollin e vijës së dytë që policët ushtruan ndaj automjetit të tij.

Shtetasi serb i ndaluar është i moshës 55 vjeç dhe mban pasaportë të shtetit serb.

Lënda narkotike e dyshuar e llojit kanabis u kap në pjesën e pasme të makinës.

Hetime do të kryhen edhe nga Policia Shqiptare edhe në lidhje mbi persona të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku.