Shënohen 170 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Itali, shifra më e ulët që prej bllokimit të vendit

361
Sigal

Vijon të bjerë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, ndërsa sot humbën jetën 170 persona, numri më i ultë që prej të dielës së 8 marsit, në prag të bllokimit të vendit.

Ndërkohë numri i infeksioneve të reja u rrit me 875 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Itali.

Numri i personave të shëruar ka shkuar në 10400, ku sot lanë spitalin 2605 persona, ndërsa vendi ka hyrë në fazën dy, duke lehtësuar bllokimet.