Koronavirusi zbraz burgjet, kush përfiton

321
Sigal

Qeveria ka hartuar aktin normativ për të burgosurit që do të qendrojnë në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ky akt normativ ka për objekt përcaktimin e kushteve dhe të kritereve për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve, si një leje e veçantë, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Sipas këtij akti do të përfitojnë të dënuarit që vuajnë nga sëmundje kronike.

Sëmundje  kronike  e  rrezikshme për jetën”, një sëmundje kronike, nga e cila vuan një i dënuar  dhe që,  e shoqëruar  me  ndikimin  që infeksioni i shkaktuar nga COVID-19 mund të këtë mbi organizmin e të dënuarit, në rast se infektohet, mund  të  sjellë  dëmtimin  e  rëndë  të  shëndetit  ose humbjen e jetës të të dënuarit”.

Kriteret për përfitimin e lejes së veçantë:

I  dënuari  mund  të  përfitojë  leje  të  veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore,  në  rast  se  në  datën  e  hyrjes  në  fuqi  të këtij akti normativ:

  1. a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe   përmbush   të   dyja kushtet   e mëposhtme: i. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim; ii. Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
  2. b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe   përmbush   të   gjitha   kushtet   e mëposhtme:

I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;

  1. Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;

iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për  jetën,  e  vërtetuar  me  dokumentet  mjekësore përkatëse,  sipas  përcaktimeve  të  legjislacionit  në fuqi;

  1.   Nuk    është    në    kriteret    ndaluese    të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
  2. Periudha e   qëndrimit  të   përkohshëm   në shtëpi,  sipas  përcaktimeve  të  këtij  neni,  përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
  3. Nëse gjatë periudhës  së  zbatimit  të  lejes  së veçantë  të  qëndrimt  të  përkohshëm  në  shtëpi, gjykata  vendos  ekzekutimin  e  vendimit  të  dënimit me  një  dënim  alternativ,  sipas  parashikimeve  të Kodit   Penal,   leja   e   veçantë,   sipas   këtij   akti normativ, shfuqizohet

Nuk përfitojnë leje të veçantë për qëndrim në shtëpi, personat e dënuar për:

a) krime kundër  njerëzimit,

b) krime kundër jetës,  të  kryera  me  dashje

c) veprat penale  të  kryera  me  dashje  kundër shëndetit

ç)krime seksuale

d) vepra penale  kundër  lirisë  së  personit

dh) vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes

e) vepra penale  kundër  pasurisë  dhe  në  sferën ekonomike

ë)  krime  kundër   pavarësisë   dhe   rendit kushtetues,

f) vepra me qëllime terroriste

g) krime kundër   autoritetit   të   shtetit,

gj) vepra penale   të   kryera   nga   banda   të armatosura dhe organizata kriminale,

Nuk përfiton leje të veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi,  i  dënuari,  i  cili,  pavarësisht se  nuk  është  dënuar  për  një  nga  veprat  penale  të parashikuara  në  pikën  1,  të  këtij  neni,  është  në kushtet e mëposhtme