Mjeku tregon se kur mund të largohet COVID-19 nga Shqipëria? Mjeku Harxhi: Nëse ecim me skenarin e Kinës, presim fundin e prillit

652
Sigal

Mjeku infeksionist, Arjan Harxhi, që drejton një nga pavionet e Infektivit dhe kuron pacientët me COVID-19, ka treguar sot se kur mund të largohet virusi nga Shqipëria. Harxhi ishte i ftuar sot në emisionin “Real Story”, u shpreh se nëse vijohet me skenarin e Kinës, në fund të prillit do kemi ulje të kurbës deri në shuarje.

“Diku nga fundi i prillit, deri në fillim maj. Sipas atij që u tha, sipas skenarit kinez, ne shpresoj që të ndërpresin këtë lloj kurbe. Nëse respektojmë skenarin kinez. Realiteti kinez është se nuk ka transmetim të brendshëm. Se ça do ndodh me uljen e kontaktit, këtë se parashikon dot njeri.”, pohoi Harxhi