Mjeku infeksionist, Tritan Kalo propozon zgjerim të fashës së orarit për lëvizjen e qytetarëve

325
Sigal

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, thotë se është pro zgjerimit të fashës së orarit për lëvizjen e qytetarëve deri në orën 21:00.

Kalo pohoi se ky pozitivitet në shifra, apo duke marrë parasysh edhe numrin e ulët të shtrimeve në spital, nuk duhet të ndikojë tek fakti që qytetarët të shmangin rregullat.

“Nga e hëna do të ketë hapje më të madhe. Kemi pasur 18 raste, sot 17. Në 3 ditë rresht kishim vetëm nga 4 rastet. Është diçka e pritshme. Ne shohim që shtrimet nuk janë shtuar dhe intubimet jo. Ky optimizëm real, nuk duam që të kthehet në një optimizëm të rremë, nëse qytetarët të mos respektojnë masat. Për orarin mund të jetë hera e pestë që reagojë. Mund të kapërcehet dhe ora 21:00. Por duhet thënë se edhe pse ka qenë 17:30 orari i fundit, pas kësaj ore ka pasur lëvizje. Për mua deri në orën 21:00 të lëvizin. Pas kësaj ore iu jepet mundësia qytetit që të furnizohet dhe institucionet që merren me sterilizim të bëjnë të mundur përgatitjen për ditën e nesërme. Njerëzit nuk duhet të lëshojnë krahët. Nuk duhet të neglizhohen. Jeta jetohet, edhe nëse disa zakone duhet t’i lëmë mënjanë”.