Shembjet e banesave në Vlorë/ Babai merr djalin dhe hipën në çati, kërcënon se do hidhet

IKMT ka nisur sot një aksion në Vlorë për të shembur disa banesa që janë afër bregdetit. Mes këtyre ndërtesave është edhe banesa e një familjeje. Siç shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, familja nga Vlora nuk është dakord që banesa të shembet, pasi e ka me letra të rregullta.

Madje, kryefamiljari ka marrë djalin dhe ka hipur në çatinë e shtëpisë. Ai kërcënon se do të hidhet nëse IKMT ndërhyn.

NOA