Stop/ Skandali në Sarandë, humbi zgjedhjet dhe të nesërmen dha leje ndërtimi në shkelje të ligjit

37
Sigal

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një denoncim për një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin para zgjedhjeve lokale në Sarandë.

Bëhet fjalë për një leje në zonën e Turizëm Kanali i Çukës, e njohur si nënstacioni i vjetër elektrik.

Për 33 vite asnjë Kryetar Bashkie nuk dha leje ndërtimi në këtë vend, pasi ishte planifikuar për një lulishte dhe park lojrash për fëmijët. Personi që ka marrë lejen dhe po kryen punimet ka qenë drejtor urbanistike për 8 vjet.

Gazetari i “Stop” evidentoi ndërtimin e këtij pallati 6 katësh në vendin e projektuar për kënd lojrash e lulishte.

Investitori thotë për Stop se ai është futur me përqindje në këtë ndërtim dhe se trualli është me certifikatë pronësie.

Investitori: Më pyet për truallin, apo investitorin? Për truallin, unë nuk e kam idenë, është me çertifikatë pronësie.  Po, po, unë e kam marrë me përqindje tek ata…

Kurse pronari i truallit pretendon se ka dokumente të sakta.

Pronari i truallit: Ti ke shkuar tek ndërtuesi, e ke gjetur në shkelje, apo çfarë? Shiko, se je i gabuar bashkë me ata qënrit, që vijnë vërdallë atje. Jo, jo! E mbylla unë…Trualli, e kam me dokumenta tepër të saktë dhe nuk dua, ta di fare dhe kushdo, që ju informon juve, turp t’i vijë!

Gjatë investigimit, Stop mësoi se ngjitur me këtë pallat që po ndërtohet, po legalizohet një objekt fiktiv i ndërtuar me bukë peshku dhe i suvatuar nga jashtë vetëm për t’u dukur si ndërtim.

Kjo do t’i hapte rrugë legalizimit të objektit përmes fotografimit nga sateliti dhe marrjes më pas të lejes së ndërtimit./ Tv Klan