Ndryshime në Bashkinë e Tiranës/ Emërohen dy nënkryetaret e reja

37
Sigal

Ndryshime kanë ndodhur këtë të hënë në Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka emëruar dy nënkryetaret e reja të bashkisë. Në postet vakante janë emëruar Frida Pashako dhe Jonida Halili.

Këto poste mbaheshin më parë nga Arbjan Mazniku dhe Anisa Ruseti.

Kujtojmë se Mazniku u largua nga kjo detyrë pasi pak javë më parë u emërua si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Nga ana tjetër, Anisa Ruseti mori detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit/ CNA