Provimet e Maturës Shtetërore/ Manastirliu: Nis sot shpërndarja e testeve model në të gjitha shkollat e mesme

38
Sigal

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se duke nisur nga sot, do të nisë shpërndarja e testeve model për Maturën Shtetërore, në të gjitha shkollat e mesme të vendit.

Manastirliu theksoi se kjo është një nga risitë e Maturës Shtetërore këtë vit, për t’u siguruar që maturantët të jenë të pajisur më testet model më përpara, në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozion dhe të jenë më mirë të përgatitur për provimet përfundimtare.

Gjatë një takim me hartuesit e fondit të pyetjeve të Maturës Shtetërore, Manastirliu, u ndal te rëndësia e krijimit të pyetjeve që bazohen në njohuritë e fituara gjatë viteve të shkollimit.

Në këtë takim, u vu theksi nevoja për pyetje të qarta dhe të drejtpërdrejta që shmangin çdo lloj paqartësie te nxënësit, duke i ndihmuar ato të aplikojnë njohuritë e tyre në mënyrën më efikase. Ky hap i rëndësishëm synon të rrisë cilësinë e mësimit dhe të sigurojë një përgatitje të plotë për të gjithë maturantët, duke i ndihmuar ata të përballojnë me sukses sfidat e provimeve të Maturës Shtetërore. “Ftojmë të gjithë mësuesit dhe maturantët të shfrytëzojnë këto materiale në mënyrën më të mirë të mundshme, për përgatitjen e provimeve, në linkun e mëposhtëm: http://qsha.gov.al/msh.html”, thuhet në njoftim.