Shembi urën në Darzezë të Fierit, gjykata jep “arrest në shtëpi” për shoferin

226
Sigal

Luftar Panahori, shoferi që shembi urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë pasi kaloi me një rimorkiator në të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka marrë sot nga gjykata masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Panahori u arrestua më 4 qershor, pas shembjes së urës, për “shkatërrim të rrugëve”.

Kjo pasi ai kaloi në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike