Sekuestrohet ish- hotel ‘Vollga’ në Durrës

368
Sigal

Sekuestrohet ish-hotel “Vollga” në Durrës. Sekuestrimi u bë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të konfiskuara.

Mësohet se sekuestrimi u kërkua nga SPAK dhe u vendos nga Gjykata Antikorrupsion.

Nga hetimet e vitit 2016 në kuadër të ligjit “Antimafia”, prokuroria për Krimet e Rënda zbuloi se Emiljano Shullazi ishte bërë pronar i vetëm i ish-hotel “Vollgës” përmes dy akt-dhurimeve në vitin 2014.

Fillimisht atij i ishte dhuruar pjesa që zotëronte një familje me mbiemrin Kodra dhe më pas Emiljano Shullazit ka marrë në “shenjë mirënjohje” pjesën e mbetur nga një kompani arabe.

Pritet qe kjo agjenci te dale me një konference për median.