Rritja e çmimeve, qytetarët protestë para kryeministrisë: Nuk i përballojmë dot me pagat e ulëta

250
Sigal

Rritja e çmimit të Energjisë karburantëve por edhe të shportës bazë, të paralajmëruar nga kryeministri 3 ditë më parë, duke e justifikuar me krizën globale te energjitikës, ka nxitur protesta në vend. Pas Shkodrë, edhe në Tiranë, qytetarët po protestojnë, para kryeministrisë një tubim paqësor, kundër rritjes së çmimeve. Me pankarta në duar qytetarët shpreh se e kanë të pa mundur përballimin e rritjes së tyre, pasi kanë edhe paga të ulëta. Përmes thirrjeve ata kanë kërkuar uljen e çmimit të bukës.“Edhe buka edhe uji edhe të gjitha. Jam i sëmurë dhe ilaçet jo që nuk na i japin por duhet të paguajmë, pa asnjë rimbursim. I kanë shtrenjtuar çmimet e ilaçeve. I kanë ngritur çmimet në maksimum”, thotë një qytetar.  Sipas qytetarëve, protesta është e vetmja rrugë ndaj të gjithë padrejtësive.  Një ditë më parë, dhjetra shkodranë dolën në shesh për të shprehur revoltën për rritjen e cmimeve, ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të tubimeve, nëse qeveria nuk merr asnjë masë për ta ndalur këtë krizë.