Sekuestrohet cisterna e naftës kontrabandë në Durrës, arrestohet kapiteni

92
Sigal

Është arrestuar këtë të martë shtetasi rus Alexey Smaznov, kapiteni i cisternës së naftës “Grace Felix”.

Burime nga agjensia detare kanë konfirmuar se është vendosur gjithashtu nën sekuestro cisterna me flamur liberian me një sasi prej 24500 ton naftë 10 ppm në bord.

Në vendimin e siguruar shkruhet se “më datë 19 shkurt 2023, nga kontrollet e ushtruara në anijen ‘Grace Felix’, si dhe nga kontrolli i dokumentacionit të anijes, ka rezultuar se nuk dihet origjina e kësaj nafte dhe dyshohet se është naftë me prejardhje ruse.”

Ekzekuzimi i urdhrit të Prokurorit u bë sot për shkak të kohës së keqe.

Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë.

Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, më datë 20 u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.