Sali Berisha i drejtohet Edi Ramës: Ne të dy sot jemi armiq! Nuk veprojmë në pabesi, kur të themi mbathja, do t’ja mbathësh…

113
Sigal

Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e thirrur nga opozita.

Ai i është drejtuar Edi Ramës, duke i thënë se janë armiq dhe se kryeministri sot po qeveris me vota të vjedhura.

“Edi Rama! Ne të dy sot jemi armiq. Pse jemi armiq? Zemra ime fjalë tjetër nuk nxjerr, sepse ti Edi Rama ke për ideal pushtetin, pushtetin dhe vetëm pushtetin. Kurse unë me këat bura dhe gra, djem dhe vajza, kemi për ideal lirinë, lirinë dhe vetëm lirinë.

Edi Rama, ne jemi armiq! Sot ti ja ke mbathur. Gabim ke bërë. Ke blinduar dyert, gabim ke bërë! Ne nuk veprojmë në pabesi, kur të themi mbathja, do të t’ja mbathësh.

Së dyti, mos harro se me forcën e idealeve tona të lirisë, ne thërmojmë çdo bunker, shpojmë çdo blind, asgjë nuk na ndal në përpjekjen tonë për liri.

Edi Rama, ti je problem i madh i lirisë së shqiptarëve. Problem i madh i cdo shqiptari, që i thotë lirisë liri dhe dinjitetit, dinjitet!

Ti qëndron në pushtet me votën e grabitur, të plaçkitur, të përgjakur, të blerë!

Ti pushtetin e plotë monist e vendose duke u rrëmbyer votën shqiptarëve. Harrove ti kështu, se me këto akte, ti ke shkelmuar idealet e të gjallëve dhe të vdekurve të këtij vendi, sakrificën mbinjerëzore të dhjetëra mijëra shqiptarëve që ranë për tu bërë të pavdekshëm, kundër diktaturës komuniste.

Mos luaj me votën, jemi të gatshëm për çdo sakrificë që burrat dhe gratë të votojnë të lirë”, tha ndër të tjera Berisha.