Rritja e çmimit të miellit, Komisioni i Konkurrencës merr vendimin për kompanitë

237
Sigal

NJOFTIM

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e datës 29.09.2021, lidhur me vendimin “Për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve AgroBlend SHPK, Miell  Tirana  SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për moszbatimin e detyrimeve të përcaktuara me VKK nr. 700, datë 24.07.2020”, në një votim 2 pro dhe 3 kundër, nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për vendosje gjobe ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit.

Anëtarët që votuan pro vendosjes së gjobës janë:

  1. Znj. Juliana Latifi
  2. Eduard Ypi

Anëtarët që votuan kundër vendosjes së gjobës janë:

  1. Znj. Leida Matja
  2. Znj. Adriana Berberi
  3. Denar Biba