Ndërron jetë Kristaq Traja, kryetar i grupit të reformës në drejtësi

223
Është ndarë nga jeta ditën e sotme një prej gjyqtarëve më të njohur të Shqipërisë në këto 30 vite, Kristaq Traja.
Sigal

Bëhet me dije se Traja ka qenë drejtues i grupit për diskutimet për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.

Sipas mediave  Traja ka ndërruar jetë në Strasburg, ku jetonte prej vitesh pasi ka mbajtur edhe pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si përfaqësues i Shqipërisë.

Traja ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Mësohet gjithashtu se Traja më parë ka mbajtur edhe pozicionin e -zv ministrit të Drejtësisë, si dhe ish-rektor i një universiteti privat.