Tiranë/ Alarmohet e moshuara… gjen në taracën e saj një çantë me armë e granata

493
Një ngjarje e paprecddentë ka ndodhur në Tiranë, ku një 77 vjeçare ka lajmëruar policinë e alarmuar, pasi në tarracën e banesës së saj ka gjetur një çantë plot me armë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Sali Nivica në Tiranë, dghe brenda çantës së gjetur nga e moshuara kishte një automatik model 56, 2 krehëra, 36 fishekë dhe dy granata dore.
Ende nuk dihet sesi “kanë shkuar” armët në tarracën e të moshuarës por qëllimi i kësaj çante të mbushur edhe me granata.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.07.2017, në rrugën “Sali Nivica”, mbi tarracën e banesës së saj shtetësia L.O, vjeç 77 banuese në Tiranë, ka gjetur një çantë dhe brenda në të gjendeshin, 1 automatik model 56, me 2 krehër, 36 fishekë model 56 dhe 2 granata dore defensive bashkë me ndezës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278/2 i Kodit Penal.
Sigal