Partizani, ekipi më i shtrenjtë i Superiores. Ja renditja e plotë

229
Sigal

Sipas “Transfermarket” ekipi më i shtrenjtë i kategorisë Superiore është Partizani. Të kuqtë vlerësohen rreth 5.3 milionë euro. Partizani nuk ka bërë një start të mirë, por e njëjta gjë ishte edhe sezonin e kaluar, megjithatë deri në fund, Daja dhe të besuarit e tij treguan që dinë të luftojnë për kreun e tabelës. Madje, deri në javën e parafundit, ishin ata që kryesonin kampionatin. Një blerje e goditur për Partizanin është Filipoviç. Gjithashtu, edhe Ergys Kaçe është përshtatur te të kuqtë dhe ka marrë menjëherë rolin e titullarit, por edhe të ndërtuesit të çdo aksioni.

Në takimin kundër Vllaznisë, mesfushori 28-vjeçar nuk gaboi asnjë pasim, duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës. Kur Daja të ketë gjithë kontingjentin të gatshëm për t’i nisur sfidat nga minuta e parë, atëherë pritet një Partizan shumë më i fortë sesa kemi parë në tri javët e para. Strategu i të kuqve shpreson t’i ketë gati që kundër Dinamos dhe duket se kështu do të jetë.

Për sa i përket ekipeve me vlerën më të lartë sipas “Transfermarkt”, pas Partizanit, në Kategorinë Superiore vijnë Vllaznia, Kukësi, Dinamo dhe Tirana, ndërkohë që lista mbyllet nga Kastrioti dhe Egnatia.