Rriten me 50% taksat për bizneset, tregtarët në Pogradec protestojnë para bashkisë

28
Sigal

Një grup qytetarësh, tregtarësh dhe operatorë turistik kanë protestuar ditën e premte para bashkisë së Pogradecit. Shkak sipas tyre është bërë rritja e taksave dhe tarifave vendore nga ana e kësaj bashkie.

Sipas tyre bëhet fjalë për rritje të taksave që variojnë nga 20-50%, që do të jenë më të lartë për hoteleritë dhe shërbimet e ushqimit të shpejtë.

“Sapo na janë bërë të ditur projektvendimet për taksat dhe tarifave për biznesin e madh, por e për qytetarët e Pogradecit menjëherë kemi reaguar dhe jemi kundër këtyre rritjeve për shkak se biznesi nuk është në një klimë sidomos në periudhën e dimrit në Pogradec, ndaj e ne sot kemi dalë të reagojmë e të shprehemi kundër kësaj rritje”,-u shpreh një protestues

“Më vjen shume keq që të rritet taksa e pronës në atë mënyrë drastike e sot qytetari në Pogradec paguan 8 mijë lek me shume se vitin e kaluar. Unë do i bëja një apel të gjithë këshilltarëve që janë zgjedhur me votën e popullit që do votojnë që bashkia të ngrejë taksat. Sa herë u lutet qytetarëve që ma jepni votën se do jem në ndihmën tuaj. Pse nuk dalin sot në ndihmë të qytetarëve? Mos ngrijnë as ujin, as taksat elementare”,-tha protestuesi.

“Jam këshilltar i bashkisë së Pogradecit. Jam i shqetësuar për taksat vendore dhe bizneset që do u ngrihet tarifa dyfish do nisin të ngrënë dhe çmimet. Pogradeci është vërtet qytet turistik por mos duan ta kthejnë në interesa të dikujt? Sekonda 43 do rritet 50% taksa e hotelerisë dhe fastfoosedeve. Do duhet të rritin dyfishin e çmimit, dyfishin e dhomave ose do ulin pagat e punonjësve. Taksat qytetarëve preken se është një projektvendim për ujësjellësin “

Drejtoresha e taksave vendore në bashkinë e Pogradecit Enjela Karafili pranon faktin e rritjes së taksave të pastrimit, kryesisht për ato biznese që janë dhe ndotësit me të mëdhenj të mjedisit.

Objekti i rritjes së taksave do të jenë hoteleritë, fastfoodet, serviset si dhe subjekte të tjera tregtare. Nga tarifa e pastrimit dhe taksa të tjera janë të përjashtuar pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, invalidët, familjet e reja si dhe gratë kryefamiljare.

“Ka të bëjë me rritjen e tarifës së pastrimit për vitin 2024. Jo gjithë koston e paguanin bizneset e familjet por një pjesë e saj mbahej e nga Bashkia. Rritja e shpenzimeve të bashkisë është shumë e lartë ndaj e nuk mund të mbajë me këtë kosto”,-tha ajo.

Këtë kosto e kalojmë tek bizneset e mos prekim familjarët. Nga 320 shkon 400 qytetarëve vetëm në Pogradec por nuk preket familja me ndihmë ekonomike, nuk preken pensionistët, gratë kryefamiljare, pensionistët e vetmuar, nuk do preken.

Kemi lehtësim tek bizneset, që hapën nga gratë paguajnë vitin e parë 25% me pak te tarifave, të rinjtë paguajnë 25% me pak. Kemi menduar këtë kosto për shkak të fluksit të madh gjatë sezonit veror ta mbajnë bizneset që ndotin me tepër e përfitojnë më tepër. Bar restorantet hotelet, 50% do të ketë rritje. Parkurierite, berberët, servivset e makinës ”

Në bashkinë e Pogradecit ushtrojnë aktivitetin e tyre 1900 biznese të vogla dhe të mëdha.