Rrëzohet aksidentalisht nga shkallët punëtori i hotelit në Himarë

162
Sigal

Një punëtor ka mbetur i dëmtuar gjatë punës në një hotel në Himarë.

Policia njofton se ditën e sotme, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkalla, gjatë punimeve në një hotel, në Himarë.

48-vjeccari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.