Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori Koço Ristani

191
Sigal

Arti shqiptar ka humbur një nga figurat më të rëndësishme në fushën e pikturës. Koço Ristani, piktori i njohur ka humbur jetën, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ristani lindi më 8 maj të vitit 1943, ndërsa që fëmijë u apasionua pas pikturës.

Por, pikturat nuk ishin i vetmi pasion i Ristanit, pasi ai njihej edhe si skenograf, kostumograf, grafist, dhe restaurator i veprave të artit mesjetar. Ristani studimet i kreu në liceun Jordan Minstja,  ndërsa kolegët e kujtojnë atë si një nga figurat kryesore të pikturës jo vetem në korçë, por edhe në Shqipëri.

Piktori korçarë ka marrë pjesë në shumë ekspozita kombëtare, ku veprat e tij janë vlerësuar gjithmonë për mesazhet që transmetonte. Veprat e tij janë ekpozuar edhe në ekspozita ndërkombëtare, si në Rusi, Suedi, Gjermani, Greqi e Maqedoni.

Koço Ristani, ishte një artist origjinal që vërtetësinë e figurës njerëzore diti ta interpretojë artistikisht, duke vendosur aty frymëzimin e tij, me një etikë estetike bashkëkohore.