Rreshjet e dëborës detyrojnë banorët e zonave të thella të zbarkojnë në qytet të furnizohen me ushqime

321
Sigal

Reshjet e dëborës që nisën në qarkun e Kukësit nuk kanë ndaluar qytetarët që të vërshojnë në rrugë për të bërë blerje.

Dhjetëra banorë të zonave rurale kanë mbërritur në qytet për tu furnizuar kryesisht me fruta dhe perime ndërsa kanë rrëfyer vështirësitë që kanë për tu furnizuar me ushqim në zonat e thella.

“Kemi marrë masat të rrimë brenda, sot kam dalë të marr ilaçet”.

“Tregu është bosh”.

“Ka mungesa, cilësia është e dobët”.

“Marrin njerëzit shumë, kanë edhe frikë nga koronavirusi”.

Tregtarët ankohen për kufizimin e orarit, pasi sipas tyre 8 orë nuk janë të mjaftueshme për transportimin e mallrave.

“Nuk hapet tregu i Lushnjes 5 me 13 siç thotë ai, duhet të jenë të lirë furgonët. Nëse do ta lërë kështu nuk shkon asnjë se në 11 hapet tregu në Lushnje, duke e ngarkuar shkon ora 13, në Kukës vjen në darkë. Duhet të lejojë furgonat e mallit”.

Banorët e zonave të thella të Kukësit apelojnë autoritetet që ti ndihmojnë me ushqime pasi kufizimi i lëvizjes sipas tyre u ka vështirësuar sigurimin e ushqimeve të nevojshme.