Ish-ministri: Ky infeksion e ka një pikë të dobët, do e mundim

537
Sigal

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, jep shpresë me postimin e tij të fundit ku thotë se ne do e mundim koronavirusin pasi ai e ka një pikë të dobët.

Reagimi i plote:

Ky infeksion e ka një “pikë të dobët” dhe prandaj ne mund dhe do ta mundim!

Prandaj me distancim social, izolim dhe karantinim jemi drejt fitores ndaj tij.

Cila është kjo pikë e dobët?

David Heymann, kryetar i panelit këshillues të OBSH për sëmundjet ngjitëse dhe katastrofat thotë:
COVID e ka një pikë të dobët! Ai përgjithësisht përhapet në grup apo rreth të ngushte familjar, mjedis të mbyllur mes kolegesh pune..

Kjo mënyrë transmetimi në gjuhe epidemiologjike quhen transmetim me “cluster”.

Përse kjo ndodh, nuk është ende e qartë!

Megjithatë, kjo krijon një përparesi në luften ndaj tij, sepse grupet e ngushta mund te identifikohen dhe izolohen me lehte..
Nga to mund të gjurmohen me shpejtesi edhe kontaktet eventuale të tyre me te trete duke prerë me shpejtësi zinxhirët e infeksionit.

Kapsula virale (virioni) i koronavirusit eshte pergjithesisht mjaft delikate dhe nuk reziston gjate ne mjedis dhe asgjesohet..

Per te mbijetuar dhe shumëzuar koronavirusit i duhemi ne!
Vetëm ai vdes!

Prandaj, te mos ja japim kete mundesi dhe ta leme te shuhet..
Por per kete duhet bashkëpunim me autoritetet dhe ndergjegje dhe disipline e forte personale!

Keshtu ja doli Kina, Singapori dhe Korea e Jugut.

Keshtu do tja dalim edhe ne.. Patjeter.