Rama luftë me mullinjtë e erës

408
Sigal

Nga Lefter Maliqi

Do bëjmë luftë de mor de si lum ti popull që na ke. Piktori mbeti duke futur panikun jemi në luftë thotë? Po lufte me kë? Me mullinjt e erës? Nëse jemi në luftë dhe mqse je vetshpallur gjeneral,kush është armiku? Po kemi një armik të madh që është Qeveria, e cila është më e poshtra që ka parë historia e Shqipërisë. Kemi një Kryeministër aventurier që ka bërë vetëm “One Man Show” për 7 vite rresht. Luftën nga do e fillojmë Don Kishot,nga toka,deti apo ajri? Me çfarë armësh do luftojmë ,se në luftën reale mbrohemi dhe sulmojmë,po në këtë luftën tënde? po na tregon taktikat e mbrojtjes po taktikat e sulmit i di? si thua gjeneral në mbrojtje do na lesh gjithë kohës,armiku të na sulmojë dhe ne në mbrojtje.Boll harrxhove karburant me makinat luftarake te ushtrise se spo lufton popullin tend,por perdori ato leke per familjet ne nevoje ne keto dite te veshtira.Fantazitë,aktrimin,djallëzitë, ligësitë,prapaskenat e tua nuk mbarokan,mjerë ky popull kush e drejton,mirë që i varfërove i shpopullove i vrave shpresat por edhe tani në këtë luftën tënde si ndihmon familjet në nevojë,tu bësh testet moshave të treta. Po ti do testuar vetë personalisht se je gjithë viruse,por virusi i babëzisë së pushtetit të ka bërë delirant, mediat i quajte banaqe televizive,opozitën e përbuz,popullin se ndihmon por e izolon,ti je turpi i këtij vendi ,ti përfaqson modelin më të keq të shoqërisë,ti duhesh larguar sa sështë vonë,ti në luftë je me popullin tënd ke 7 vjet që i dhunon ,varfëron,vret,shpopullon,izolon,kërcënon,burgos etj etj.Aventurier ik se fundi po te therret.