Gjekmarkaj i drejtohet Kryeministrit Rama: Ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë!

259
Sigal

Kandidati i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit ironizoi atë dhe me kandidatin tjetër të PD-së, Mark Markun. Gjekmarkaj e cilëson sulm në shtëpinë e tij nga Rama, teksa thotë se Kryeministri gënjen gjithmonë.

“Të paditurin e bezdisin  pedagogët,  arrogantin e trazojnë krenarët e qendrestarët, sundimtarin e rrëzojnë njerëzit e lirë! Kjo e fundit do t’i ndodhe Ashikut të të gjitha veseve më 25 Prill! Edi Rama nuk ka mbajtur një grua më shumë se katër vjet, jo më të mbajë pushtetin 12 vjet! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë! Ajo po vjen o i paudhe dhe do të zërë nën vete, siç e meriton një birbo e teveqel i bllokut!”, shkruan Gjekmarkaj në reagimin e tij.

Reagimi i tij i plotë:

“Erdhi duke rendur e dihatur si i marri, na sulmoi në shtëpinë tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojnë batutat e lodhura të një gënjeshtari bullist! Rren kur flet, rren kur hesht, rren kur është i gëzuar rren kur eshte i merzitur por sot tha nje te vertete! Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte sa kemi mundur me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande! Do ja rrezojne ne ditet e para te Qeverise Basha do e bejme siç duhet bashkekohore me universitetet ze i pare jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj per ti ngritur ato ku i kërkon koha, ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin pedagoget arrogantin e trazojnë krenaret e qendrestaret, sundimtarin e rrezojne njerzit e lire! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqipërisë! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut