Ka shpresë, kjo është mrekullia që ndodhi sot tek Infektivi

251

Këto 48 orë kanë qenë më të rëndat në përballjen dy javore të vendit me kronavirusin duke shënuar dy të vdekur dhe 27 të prekur nga koronavirusi.

Ky është një bilanc i rëndë për vendin edhe pse pritej që kjo javë të ishte e rëndë sipas shembullit të vendeve të tjera, në të cilat virusi ka shpërthyer dy tre javë pas konstatimit të rasteve të para.

Megjithatë, krahas lajmeve të këqija, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi edhe se gjatë 24 orëvë të fundit janë shëruar edhe dy persona të tjerë duke e çuar në pesë numrin total  të shëruarëve.

Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 104 raste