Rregullat në plazhe gjatë verës, çadrat duhet të ruajnë distancën 3.5 m

193
Sigal

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike sot rregullat që duhet të zbatojnë sipërmarrjet turistike gjatë sezonit veror.

Në plazhet që menaxhohen privatisht, duhet që hapësira midis çadrave nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 metra.

Sipas protokollit, duhet që të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm çdo dite në mënyrë periodike dhe duhet të sigurohet vazhdimësia e pastërtisë dhe boshatisja e koshave të mbeturinave.

Në dispozicion të pushuesve duhet të jetë 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra, i cili duhet të pajiset me sapun, xhel higjienizues.

Këtë sezon, ndryshe nga viti i kaluar do të lejohen dhe pishinat.

Shezlonget e pishinës duhet të jenë me distance distancë të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri.

Hoteli duhet të sigurojë materiale dezinfektuese në zonën e pishinës për të lejuar punonjesit e pishinave dhe klientët të pastrojnë shezlonget nëse nevojitet ndërkohë shezlonget dhe mjediset e pishinave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen çdo ditë dhe periodikisht.

Uji i pishinës duhet të pastrohet përmes një sistemi filtrimi te detyrueshëm.

E gjithë zona dhe të gjitha objektet e pishinës dhe banjave duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të pakten një herë në ditë.

Klorinimi i ujit duhet të bëhet rregullisht dhe cdo pishine te kete te afishuat nivelin e klorit cdo dite.