Plas sherri në Tiranë/ Dy burrat bëhen ‘tapë’ bashkë dhe godasin njëri-tjetrin me dërrasa

213
Sigal

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

Raportohet se dy personat që janë përleshur me njëri-tjetrin kanë qenë të dehur. Ata kanë nisur të konfliktohen me grushe e më pas kanë përdorur dhe sende të forta.

Të dy kanë marrë dërrasa e sende të tjera të forta dhe kanë nisur të qëllojnë njëri-tjetrin. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.