Aksidentohet shtetasja italiane në Durrës, autori largohet nga vendi i ngjarjes

284
Sigal

Një grua ka mbetur e plagosur pasditen e sotme në Durrës. Aksidenti u regjistrua në lagjen nr.11 në qytetin bregdetar.

Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i të plagosurës por mësohet se ka marrë plagë në trup dhe është transportuar në spital me urgjencë. Sipas dëshmitarëve e aksidentuara fliste italisht dhe mendohet të jetë shtetase italiane.

Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe nuk është identifikuar akoma.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 15.06.2021, në orën 19:45, në lagjen nr.11 Durrës, një mjet ka përplasur dhe është larguar nga vendngjarja, një shtetase këmbësore rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.