Rrëfimi i të rinjve shqiptarë, përpjekja e dëshpëruar për të hyrë ilegal në Angli

460
Kalimi ilegal i shqiptarëve në territorin anglez është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave britanike ditët e fundit. Prestigjiozja “Daily Mail” sjell historinë e 24-vjeçarit shqiptar i cili prezantohet si Jimmy Korbi. Ai jeton së bashku me 150 bashkëkombës të tij në çadrat e emigrantëve të ngritura në portin e Dieppe, në Francë. Për 24-vjeçarin kjo është një tjetër tentativë për kapur trenin e humbur. Ai tregon se para dy vitesh, në 2014, së bashku me disa shokë të tij kishin mundur të hynin në Britani duke udhëtuar më kamion.
Aty kishte qëndruar për një kohë të gjatë ku kishte punuar në ndërtim (në të zezë) derisa ishte kapur nga autoritetet britanike dhe kthyer në Shqipëri në fillim të këtij viti. Tashmë Jimmy, i cili prej dy muajsh ndodhet në Dieppe, së bashku me shokët e tij po përpiqen sërish të futen ilegalisht në Britani duke kaluar përmes kampit të ngritur në Francë. Gazeta shkruan se ata paguajnë 7000 deri në 8000 paund për të kaluar kufirin me kamionë apo anije të shpejta. Korbi ka thënë për “Daily Mail” se rreth 50 emigrantë shqiptarë kalojnë kufirin britanik çdo javë.
“Ne përpiqemi të qëndrojmë larg kampit të Calais sepse aty tërheqim më shumë vëmendje. Përdorim portin e Dieppe, sepse ka më pak kontrolle. Unë po përpiqem të udhëtoj me kamion sepse nuk kam mjaftueshëm para të paguaj zotërinë që do marrë miqtë e mi në varkë. Në këtë kohë është më e vështirë sepse ka shuam kamera sigurie, forca policore dhe mure më të mira rrethuese’’. Në kamp ndodhet edhe një 16-vjeçar i cili në pamundësi të parave, prej kohësh po pret që të dalë ndonjë mundësi dhe të depërtojë në Britani përmes kamionëve. Igor Ogazidede, kështu e prezanton “Daily Mail”, tregon përpjekjen e dëshpëruar për tu bashkuar me të vëllain që e pret në Angli.
“Jam përpjekur të kaloj çdo ditë përgjatë 5 muajve. Duhet thjesht të pres momentin e duhu r. Policia franceze më ka kërcënuar se do më kthejë në Shqipëri nëse dëmtoj një kamion, prandaj po pres të gjej ndonjë të hapur, të futem pas gomave duke shpresuar që askush nuk do më shikojë. Jam i dëshpëruar se dua të bashkohem me vëllain tim në Britani. Mezi po pres të shkoj dhe të fitoj para që të mund t’ia dërgoj familjes që ndodhet në Shqipëri’’.
Emigrantët shqiptarë vijojnë përpjekjen të futen në Britaninë e Madhe pavarësisht rrezikut të dukshëm.
Kampi i shqiptarëve në Dieppe është i ngritur në një shkëmb ku përballë ka detin, që për pak sa nuk i mori jetën vetëm tre ditë më parë 18 shqiptarëve, mes tyre një grua dhe dy fëmijë, të cilët po udhëtonin me gomone.
Ata treguan gjithashtu se gjatë javës së kaluar tendat e tyre ku flenë ishin vënë në rrëzik nga rrëshqitja e gurëve nga shkëmbinjtë.
Pavarësisht kësaj, ata shprehen të kënaqur me shtëpinë e tyre të përkoh shme sepse ajo u jep atyre një pamje të përsosur të portit dhe shpresën se nuk do të jetë e largët dita ku do prekin tokën angleze, destinacioni i tyre final.
Sigal