Rikthehet në liri nipi i Bitrajt, bëri 1.5 vite burg për moskallëzim krimi

476
TIRANË – Nipi i Ardian Bitrajt, Klevis Bejtaj është rikthyer në liri dhe mund të shijojë pushimet verore pasi ka përfunduar burgimin me 1 vit e 6 muaj.
Bejtaj u prangos së bashku me dajen e tij nën akuzën e vjedhjes së bankës së Shqipërisë dhe arkave të kursimit, por gjatë procesit gjyqësor kjo dëshmi u rrëzua dhe ai u dënua vetëm për moskallëzim krimi.
Në provat e hetuesve Klevis Bejtaj ishte përfshirë në vjedhjen e bankës pasi priste dajen e tij çdo herë që dilte me para në trup në derën e thesarit por kjo nuk bindi gjykatën të linte në fuqi akuzën e parë.
Aktualisht ndryshimi i akuzës për të është apeluar, por ende gjykata e apelit ska dhënë një vendim.
Për vjedhjen e 713 milion lekëve në thesarin e bankës pas hekurave qëndron daja i tij Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, ndërsa në më pak se dy vite nga skandali 17 të arrestuar fituan lirinë. 
Sigal