Alessandra Ambrosio pushton pistën e modës në Kolumbi

299
Ajo është e njohur për paraqitjen e saj madhështore në pista të modës, si një nga engjëjt e Victoria Secret.
Të enjten mbrëma, Alessandra Ambrosio, “lëshoi poshtë”, krahët e engjëllit, për të modeluar për dizejnerin kolumbian, Camilo Alvarez, në javën e modës Colombiamoda në Medellin.
Bukuroshja 34 vjeçe nga Brazili, pati një pamje perfekte në pistë, në një fustan që e bënte të dukej mjaftë tërheqëse.